Forumet Publike Durrës

6 Qershor 2015 – u zhvilluan takimet publike me kandidatët për Kryetar Bashkie, Durrës: Znj. Grida Duma Kandidate e Partisë Demokratike dhe Z. Vangjush Dako Kandidat i Koalicionit të Majtë.

Gjatë takimeve të rinjtë patën mundësinë të diskutojnë mbi Kontratën Sociale dhe prioritetet e votuara si më të rëndësishmet për qytetin e Durrësit gjatë takimeve me fokus grupet. Kandidatët për Kryetar të Bashkisë së Durrësit  njohën të pranishmit me drejtimet kryesore të programeve të tyre për rininë dhe morën zotimin e trajtimit të këtyre çështjeve në rast të zgjedhjes së tyre si Kryetar Bashkie në zgjedhjet e 21 Qershorit. Në fund të takimeve kandidatët nënshkruan “Kontratën Sociale” me të rinjtë si një angazhim për adresimin e çështjeve rinore gjatë mandatit të mundshëm si Kryetar Bashkie.

[su_slider source=”media: 546,556,549,545,544,547,555,557,558,559,560,554,561,551,550,548,543,542,552,553″ title=”no”]