Forumet Publike Korçë
7 Qershor 2015 – u zhvilluan takimet publike me kandidatët për Kryetar Bashkie, Korçë: Z. Gjergji Mero Kandidat i Partisë Demokratike dhe Z. Sotiraq Filo Kandidat i Koalicionit të Majtë.
Gjatë takimeve të rinjtë patën mundësinë të diskutojnë mbi Kontratën Sociale dhe prioritetet e votuara si më të rëndësishmet për qytetin e Korçës gjatë takimeve me fokus grupet. Kandidatët për Kryetar të Bashkisë së Korçës njohën të pranishmit me drejtimet kryesore të programeve të tyre për rininë dhe morën zotimin e trajtimit të këtyre çështjeve në rast fitore në zgjedhjet e 21 Qershorit. Në fund të takimeve kandidatët nënshkruan “Kontratën Sociale” me të rinjtë.
[su_slider source=”media: 567,568,569,570,571,572″ title=”no”]