Forumet Publike Kukës
9 Maj 2015 – u zhvilluan takimet publike me kandidatët për Kryetar Bashkie, Kukës: Z. Bashkim Shehu, Kandidat i Partisë Demokratike dhe Z. Hasan Halilaj kandidat i ‘Aleancës Për Shqipërinë Europiane’.
Gjatë takimeve të rinjtë patën mundësinë të diskutojnë mbi Kontratën Sociale dhe prioritetet e votuara si më të rëndësishmet për qytetin gjatë takimeve me fokus grupet. Kandidatët për Kryetar të Bashkisë së Kukësit njohën të pranishmit me drejtimet kryesore të programit të tyre per rininë dhe morën zotimin e trajtimit të këtyre çështjeve në rast të zgjedhjes së tyre si Kryetar Bashkie në zgjedhjet e 21 Qershorit. Në fund të takimeve kandidatët nënshkruan “Kontratën Sociale” me të rinjtë.
Këto takime publike u organizuan në kuadër të projektit “POP 2015 – Përballja e Ofertave Politike / Kontrata Sociale”
[su_slider source=”media: 420,419,417,416,415,414,413,418,424,423,422,421″]