Forumet Publike Pukë

24 Maj 2015 – u zhvilluan takimet publike me kandidatët për Kryetar Bashkie, Pukë: Z. Rrok Dodaj Kandidat i Partisë Demokratike dhe Z. Gjon Gjonaj Kandidat i Koalicionit të Majtë.

Gjatë takimeve të rinjtë patën mundësinë të diskutojnë mbi Kontratën Sociale dhe prioritetet e votuara si më të rëndësishmet për qytetin gjatë takimeve me fokus grupet. Kandidatët për Kryetar të Bashkisë së Pukës  njohën të pranishmit me drejtimet kryesore të programeve të tyre për rininë dhe morën zotimin e trajtimit të këtyre çështjeve në rast të zgjedhjes së tyre si Kryetar Bashkie në zgjedhjet e 21 Qershorit. Në fund të takimeve kandidatët nënshkruan “Kontratën Sociale” me të rinjtë.

[su_slider source=”media: 497,498,499,500,501,502,503,504″]