Forumet Publike Tiranë

10 Qershor 2015 – u zhvilluan takimet publike me kandidatët për Kryetar Bashkie, për Tiranën: Z. Halim Kosova Kandidat i Partisë Demokratike (Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet) dhe Z. Erion Veliaj Kandidat i Partisë Socialiste (Aleanca për Shqipërinë Europiane).

Gjatë takimeve të rinjtë pjesëmarrës patën mundësinë të diskutojnë mbi Kontratën Sociale dhe prioritetet e votuara si më të rëndësishmet për Tiranën gjatë takimeve me fokus grupet. Kandidatët për Kryetar të Bashkisë së Tiranës njohën të pranishmit me drejtimet kryesore të programeve të tyre për rininë dhe morën zotimin e trajtimit të këtyre çështjeve në rast të zgjedhjes së tyre si Kryetar Bashkie në zgjedhjet e 21 Qershorit. Në fund të takimeve kandidatët nënshkruan “Kontratën Sociale” me të rinjtë si një angazhim për adresimin e çështjeve rinore gjatë mandatit të mundshëm si Kryetar Bashkie.

[su_slider source=”media: 607,603,605,608,604,606,611,609,610,614,613,612″ title=”no”]

[su_youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=yLCqOnbdyj0″]