Forumet Publike Vlorë

16 Maj 2015 – u zhvilluan takimet publike me kandidatët për Kryetar Bashkie, Vlorë: Z. Genc Deromemaj, Kandidat i Partisë Demokratike dhe Z. Vasil Bedinaj, Kandidat i pavarur.

Gjatë takimeve pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë mbi Kontratën Sociale dhe prioritetet e votuara si më të rëndësishmet për qytetin gjatë fokus grupeve të zhvilluara me të rinj dhe gra. Kandidatët për Kryetar të Bashkisë së Vlorës njohën të pranishmit me drejtimet kryesore të programeve të tyre për çështjet e të rinjve dhe grave dhe morën zotimin e trajtimit të tyre në rast të zgjedhjes së tyre si Kryetar Bashkie në zgjedhjet e 21 Qershorit. Në fund të takimeve kandidatët nënshkruan “Kontratën Sociale”.

[su_slider source=”media: 463,462,461,460,459,458,457,456,455,454,453,452,451,450″]