Forumi i dytë Publik për qarkun e Durrësit
Në kuadër të nismës POP 2017, ditën e martë 13 Qershor 2017 në Pallatin e Kulturës – Durrës, u organizua Forumi i dytë Publik me kandidatët për deputetë për qarkun e Durrësit.
Në takim morën pjesë kandidatët:
Rolant Xhelilaj –Partia Socialiste (PS), Enri Çeno – Partia Demokratike (PD).
Në takim kandidatët për deputetë prezantuan programet e tyre politike, si dhe diskutuan mbi prioritetet lokale të ngritura nga qytetarët për Durrësin:
- Shëndetësia
- Infrastruktura dhe mjedisi
- Shërbime sociale
- Arsimi
- Transparenca dhe llogaridhënia
si dhe prioritetet që prekin qytetaret shqiptarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë:
- Ligji për referendumet
- Vendosja e kuotes 50% gra për kandidate për deputete
- Për miratimin e projektligjit për strehimin social
Projekti “POP 2017” është një nismë e organizatave të shoqërisë civile në 9 rajone të Shqipërisë për mobilizimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve dhe grave, për identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të komuniteteve dhe adresimin e çështjeve të veçanta kandidatëve të partive politike në zgjedhjet Parlamentare 2017.
“POP 2017” mbështetet nga Olof Palme International Center Tiranë nëpërmjet financimit të Qeverisë Suedeze.