Forumi Publik Lezhë
Në kuadër të nismës POP 2017, ditën e Hënë, 12 Qershor 2017 në Hotel “Liss” – Lezhë, u organizua Forumi Publik me kandidatët për deputetë për Lezhën. Në takim morën pjesë kandidatët:
Ardiana Jaku – Partia Socialiste (PS), Luiza Nikehasani – Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Elida Hafizi – Lista e Barabartë (LIBRA).
Në takim kandidatët për deputetë prezantuan programet e tyre politike, si dhe diskutuan mbi prioritetet lokale të ngritura nga qytetarët për Lezhën:
- Hartimi i politikave të qëndrueshme dhe marrja e masave konkrete për zhvillimin e turizmit dhe kulturës
- Nxitja e punësimit dhe sipërmarrja private
- Rritja e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore
- Zhvillimi i jetës kulturore dhe rekreacionit
- Përmirësimi i mjedisi dhe shërbimet publike
si dhe prioritetet që prekin qytetaret shqiptarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë:
- Ligji për referendumet
- Vendosja e kuotës 50% gra për kandidate për deputete
- Për miratimin e projektligjit për strehimin social
Projekti “POP 2017” është një nismë e organizatave të shoqërisë civile në 9 rajone të Shqipërisë për mobilizimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve dhe grave, për identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të komuniteteve dhe adresimin e çështjeve të veçanta kandidatëve të partive politike në zgjedhjet Parlamentare 2017.
“POP 2017” mbështetet nga Olof Palme International Center Tiranë nëpërmjet financimit të Qeverisë Suedeze.