FORUMI PUBLIK ME KANDIDATIN E KOALICIONIT “BASHKË FITOJMË” Z. EVDAR KODHELI – FIER

20.4.2023 Qendra “Epoka e Re”, pjesë e Rrjetit POP – Perballja e Ofertave Politike vijon punën në organizimin e Forumeve Publike me kandidatët për Kryetar të Bashkisë Fier në zgjedhjet e ardhshme vendore të datës 14 Maj 2023.

Përpara këtyre forumeve, Rrjeti POP – Perballja e Ofertave Politike është angazhuar me qytetarët përmes 12 organizatave lokale dhe 60 fokus grupeve në 12 bashki për të diskutuar çështjet prioritare të komuniteteve. Këto prioritete tashmë janë konkretizuar në 12 Kontrata Sociale në 12 bashki të vendit.

Është përgjegjësi sociale e gjithësecilit prej nesh, si pjesë aktive e komunitetit ku jetojmë të japim propozimet tona mbi çdo ndërhyrje që shihet prioritare nga vetë komuniteti.

Qendra “Epoka e Re” ka hapur siparin e këtyre Forumeve Publike duke prezantuar para z.Evdar Kodheli, kandidat për Kryetar Bashkie i Koalicionit “Bashkë Fitojmë“ për Bashkinë Fier Kontratën Sociale me prioritetet e specifikuara.

Pas diskutimit konstruktiv të secilit prioritet në mënyrë dhe kohë të dedikuar, z.Kodheli firmosi këtë Kontratë Sociale duke u zotuar t’i përfshijë këto prioritete në Planin e tij 4-vjeçar në rast të marrjes në drejtim të Bashkisë Fier. Ky proces është një hap i rëndësishëm në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në procesin zgjedhor dhe për të siguruar që zëri qytetar të dëgjohet.

Klikoni ketu per te ndjekur Forumin e transmetuar ne kohe reale ne faqen zyrtare te POP ne Facebook.

Klikoni ketu per te lexuar Kontraten Sociale POP Fier 2023-2027

“Në mos ti, Kush? Në mos sot, kur? Ngrije zërin në zgjedhjet vendore”