Forumi Publik për prezantimin e Kontratës Sociale, Bashkia Elbasan
Eshte mbajtur sot ne Bashkinë Elbasan Forumi Publik për prezantimin e Kontratës Sociale. Forumi u organizua nga Shoqata “Tjetër Vizion“, me pjesëmarrjen e qytetarëve nga Njësia Administrative Papërr, Funar, Shirgjan, Shushicë si dhe Njësive Administrative të Elbasanit dhe përfaqësues nga Këshilli Rinor i qytetit. Bashkia Elbasan u përfaqësua nga prezenca e Nënkryetarit të Bashkisë z. Ervin Muço dhe drejtueseve të drejtorive përkatëse sipas prioriteteve të dala nga vetë komuniteti. Takimi u hap nga përfaqesuesja e organizatës “Tjetër Vizion” znj. Diana Kasa , e cila i bëri një rezyme të gjithë procesit të ndërmarrë për hartimin e Kontratës Sociale dhe prioritet e dala nga takimet me përfaqësues të komunitetit. U prezantuan çështjet kryesore sipas fushave përkatëse dhe më pas 5 prioritetet kryesore, mbi të cilat u hartua Kontrata Sociale e Bashkisë Elbasan. Nënkryetari i Bashkisë informoi pjesëmarrësit mbi iniciativat dhe investimet e ndërmara deri më sot, duke sjellë shifra dhe fakte dhe më pas ia la fjalën drejtuesve teknikë të drejtorive përkatëse, të cilët prezantuan planet, problematikat e hasura dhe kohën e zbatimit të investimeve dhe shërbimeve të kërkuara nga komuniteti. Biseda në takim u shoqërua nga pyetje dhe komente të ndërsjella midis të pranishmeve në sallë dhe ekipit teknik të Bashkisë. Takimi u transmetua direkt në live stream nëpërmjet faqes zyrtare të facebook-ut të shoqatës “Tjetër Vizion” dhe të POP – Perballja e Ofertave Politike, si dhe u pasqyrua nga media lokale. “Tjetër Vizion” do të jete në monitorim të vazhdueshëm për punën e Bashkisë dhe vendimeve të Këshillit Bashkiak për plotësimin e Kontratës Sociale te qytetareve. Falenderojme per mbeshtetjen Olof Palme International Center – Albania ProgrammeOlof Palme International Center National Endowment for Democracy #RrjetiPOP #KontrataSociale #ForumPublik #Debat #Transparency