Forumi Publik POP 2019 – Durrës
Me synimin e marrjes së mendimit qytetar në periudhën Mars-Prill 2019, në territorin e Bashkisë Durrës u organizuan forume me përfaqësues të komunitetit, banorë të qytetit Durrës, si dhe të njësive administrative. Në takime morën pjesë burra, gra, vajza dhe djem që përfaqësonin grupe të margjinalizuara dhe qytetarë aktivë. Me anë të sistemit të pikëzimit, ata vlerësuan performancën e Bashkisë, identifikuan nevojat dhe prioritetet e qytetarëve. Në këto Forume u diskutuan 25 çështje që u përkasin katër fushave kryesore që ndikojnë drejtpërdrejtë mbi komunitetin vendor: 1. Shërbimet publike; 2. Zhvillimi ekonomik vendor; 3. Dimensioni social dhe 4. Demokracia vendore.
Në datë 22.6.2019 në orën 10:00, prioritetet kryesore të përzgjedhura nga komuniteti i’u prezantuan Kandidateve për Kryetare Bashkie në Durrë, Znj. Valbona Sako (PS) dhe Znj. Valbona Sakollari (PBD) të cilat, pas prezantimit të prioriteteve dhe diskutimeve për secilin prej tyre, finalizuan me firmosjen e Kontratës Sociale duke u zotuar kështu për përmbushjen e prioriteteve në rastin e përzgjedhjes si kryetare bashkie për Durrësin