Forumi Publik – POP 2019 Kamëz

Në datë 11.11.2019 pranë Sallës së Këshillit Bashkiak Kamëz, u organizua Forumi Publik me banorët dhe të rinjtë e kësaj bashkie në kuadër të Projektit POP 2019.
Në këtë forum morën pjesë banorë të Kamzës dhe njësive administrative të kësaj bashkie në përballje me Z. Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë; Z. Hasan Bala nën/kryetar i Bashkisë dhe me Znj. Eralda Cerja Sekretare e Këshillit Bashkiak.
Qëllimi i këtij forumi ishte pasqyrimi i prioriteteve të nxjerra nga takimet e mëhershme nga banoret në fokus grupet e zhvilluara në të gjitha njësite administrative të bashkisë Kamëz. Forume të organizuara dhe zhvilluara nga Shoqata për Integrimin e Zonave Informale – SHIZI.
Këto prioritete u përpiluan në Kontratën Sociale, e cila pas diskutimit të detajuar për secilin prej tyre dhe diskutimeve mes banorëve dhe zyrtarëve të bashkise, u firmos nga Z. Rakip Suli – kryetar, Znj. Eralda Cerja në emër të Këshillit Bashkiak dhe Znj. Greta Kokalari nga SHIZI. Me anë të kësaj Kontrate, zyrtarët më të lartë të bashkisë Kamëz angazhohen për përmbushjen e prioriteteve të komunitetit.

POP 2019 mbështetet nga Olof Palme International Center me fonde të Ambasadës Suedeze në Tiranë.