Forumi Publik POP 2019 – Pogradec

Me synimin e marrjes së mendimit qytetar në periudhën Mars-Prill 2019 u organizuan në territorin e Bashkisë Pogradec, Forume me përfaqësues të komunitetit. Në takime morën pjesë burra, gra, vajza dhe djem që përfaqësonin grupe të margjinalizuara dhe qytetarë aktivë, të cilët me anë të pikëzimit vlerësuan performancën e Bashkisë dhe identifikuan nevojat dhe prioritetet e qytetarëve.
Në Forume u diskutuan 25 çështje që u përkasin katër fushave kryesore që ndikojnë drejtpërdrejtë mbi komunitetin vendor: 1. Shërbimet publike; 2. Zhvillimi ekonomik vendor; 3. Dimensioni social dhe 4. Demokracia vendore.
Sot datë 23.6.2019 në orën 11: 00, prioritetet kryesore të përzgjedhura nga komuniteti i’u prezantuan Kandidatit për Kryetar Bashkie në Pogradec, Z. Ilir Xhakolli, i cili pas prezantimit të prioriteteve dhe diskutimeve për secilin prej tyre, u finalizuan me firmosjen e Kontratës Sociale duke u zotuar kështu për përmbushjen e prioriteteve.