Forumi Publik – POP 2019 Vlore
Në datë 11.10.2019 pranë Pallatit të Kulturës Vlorë, u organizua Forumi Publik me banorët e kësaj bashkie në kuadër të Projektit POP 2019.
Në këtë forum morën pjesë banorë të Vlorës dhe njësive administrative të kësaj bashkie në përballje me Z. Shkëlqim Rama nën/kryetar i bashkisë dhe znj. Migena Balla Kryetare e Këshillit Bashkiak.
Qëllimi i këtij forumi ishte pasqyrimi i prioriteteve të nxjerra nga takimet e mëhershme nga banoret në fokus grupet e zhvilluara në të gjitha njësite administrative të bashkisë Vlorë. Forume të organizuara dhe zhvilluara nga Qendra Rinore e Vlorës dhe Qendra Aulona.
Këto prioritete u përpiluan në Kontratën Sociale, e cila pas diskutimit të detajuar për secilin prej tyre dhe diskutimeve mes banorëve dhe zyrtarëve të bashkise, u firmos nga Z. Shkelqim Rama, i cili në emër të bashkisë Vlore angazhohet për përmbushjen e tyre.
POP 2019 mbështetet nga Olof Palme International Center me fonde të Ambasadës Suedeze në Tiranë.