Forumi Publik POP Tiranë 2025

Forumi Publik POP Tiranë në kuadër të Zgjedhjeve Parlamentare 2025 u organizua nga Qendra “Aleanca Gjinore per Zhvillim” (GADC) dhe Rrjeti POP. Aktiviteti mblodhi së bashku rreth 110 qytetarë dhe kandidatët për deputetë në një hapësirë të hapur komunikimi, me qëllim rritjen e transparencës dhe përfshirjes qytetare në vendimmarrje.
Në forum morën pjesë kandidatët për deputetë nga tetë forca politike, të cilët prezantuan prioritetet e tyre dhe iu përgjigjën pyetjeve të drejtpërdrejta nga publiku:

Kandidatët pjesëmarrës:
• Aleanca për Shqipërinë Madhështore – z. Jonathan Pano
• Partia Lëvizja Bashkë – znj. Bora Mema
• Koalicioni Euroatlantik – znj. Diana Toma
• Partia Socialiste – z. Erion Malaj
• Nisma Shqipëria Bëhet – znj. Avokate Dorina Prethi
• Aleanca Kombëtare Shqiptare – znj. Elena Kocaqi
• Partia Mundësia – znj. Barbara Doda
• Partia Social Demokrate – z. Dritan Idrizi

Temat e diskutuara dhe shqetësimet e qytetarëve:

Forumi krijoi një mundësi reale për qytetarët që të adresonin çështje konkrete, përfshirë:

  • zhvillimin ekonomik dhe punësimin,
  • përfaqësimin e të rinjve,
  • arsimin dhe integrimin evropian,
  • transparencën dhe luftën kundër korrupsionit,
  • përfshirjen e komuniteteve Rome dhe Egjiptiane,
  • dhe mbështetjen për pensionistët.

Qytetarët patën mundësinë të krahasojnë ofertat politike dhe të vlerësojnë angazhimet konkrete të kandidatëve për shqetësimet që i prekin drejtpërdrejt.

Forumi u transmetua drejtpërdrejt në mediat sociale të Rrjetit POP dhe GADC dhe mund të rishihet duke ndjekur këtë link: https://youtu.be/HQEiJsKVqCs?si=rtkw7Jpd3aO054VU

Zgjidh me mendje, jo me zakon!
Zgjedhjet janë më 11 maj – voto me dije, jo me dyshim!