Fushata e Buxhetimit me Pjesemarrje
Në datë 13 shtator 2022, bashkia Vlorë filloi procesin e realizimit të dëgjesave publike për Programin Buxhetor Afatmesëm 2023-2025 si dhe planifikimin për projekt buxhetin e vitit 2023, me takime në njësinë administrative Vlore. Qendra Rinore e Vlores ka marre pjese ne nente Degjesat publike per Buxhetimin me Pjesemarrje. Ne degjesat e BP, nje prej temave te trajtuara ishte edhe ceshtja e transportit publik, ndersa dhe nje peticion i pergatitur per kete qellim i eshte shperndare banoreve ose jane njohur me permbajtjen e tij dhe Realizimi i procesit te Buxhetimit me pjesemarrje (prioritet i Kontrates Sociale) Gjate degjesave publike qytetaret debatuan me stafin e bashkise, mesuan me shume rreth procesit te buxhetit permes dialogimit njohjes se procedurave dhe advokuan qe prioritete te caktuara te perfshihen ne buxhetin pasardhes.
Orikum: Anëtarë të komunitetit patën mundësinë të artikulonin shqetësimet e tyre kryesisht në lidhje me infrastrukturën , ujin e pijshëm, mbetjet urbane, transportin publik dhe sportin.
Qender: Në dëgjesën publike 12.09.2022 të mbajtur në njësinë administrative Qendër, për Programin Buxhetor Afatmesëm 2023-2025 si dhe planifikimin për projekt buxhetin e vitit 2023, qytetarët paraqitën prioritetet e tyre të artikuluara prej kohësh, duke kërkuar kryesisht investime në infrastrukturën rrugore, rrjetin e ujësjellësit, transportin publik dhe ndriçimin e rrugëve kryesore. Ndërkohë ky komunitet mbetet në pritje të zbatimit të fondit të parashikuar nga bashkia Vlorë në buxhetin e vitit 2022 për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Kërkovë.
Rajoni 5: Në datën 13.09.2022 në ambjentet rajonit 5 morën pjesë 33 pjesemarres në dëgjesën publike për BP, të realizuar nga bashkia Vlorë. Ata artikuluan disa nga problematikat që shqetësojnë këtë komunitet, si përmirësimi i infrastrukturës rrugore, ndriçimi dhe pastrimi. Te gjitha komentet dhe kerkesat u rregjistruan edhe nga ekipi i VYC-se qe lehtesoi takimin permes informimit te qytetareve.
Novosele: Në datën 14.09.2022 u mbajt dëgjesa publike në njësinë administrative Novoselë. Pjesëmarrja e qytetarëve ishte e konsiderueshme dhe çështjet kryesore të ngritura prej tyre lidheshin kryesisht me ujësjellës- kanalizimet, ndërhyrje në infrastrukturën rrugore dhe mirëmbajtjen e kanaleve kulluese dhe vaditëse për mbarëvajtjen e bujqësisë, sektor i rëndësishëm ekonomik i kësaj njësie administrative.
Shushice: Ne daten 15 shtator 2022 u zhvillua dëgjesa në njësinë administrative Shushicë. Qytetarët artikuluan kërkesat e tyre, ku ndër më kryesoret mund të përmendim rikonstruksionin e rrugëve, ujin e pijshëm dhe kanalizimet e ujërave të ndotura.
Rajoni 3: Në datën 15 shtator 2022, përfaqësues të bashkisë dhe të interesuar lokalë patën mundësi të diskutonin me qytetarët e rajonit 3 dhe të dëgjonin prioritetet e tyre për ndërhyrje, në lidhje me infrastrukturën, ndriçimin, kanalizimet, ujin e pijshëm dhe sipërfaqet e gjelbërta.
Rajoni 4: Me date 16 shtator 2022 me pjesëmarrjen e anëtarëve të komunitetit, stafit të bashkisë, këshilltarëve dhe aktorëve lokalë u zhvillua degjesa e BP me qytetarët e rajonit nr. 4 qe paraqiten para përfaqësuesve të bashkisë Vlorë shqetësimet e tyre në lidhje me ndërhyrje në infrastrukturën rrugore, pastrimin e kanalit të Naunkës, shtrimin e rrugës Thanas Konomi, shërbimin e pastrimit, etj.
Rajoni 1: Në 22 shtator 2022 u mbajt dëgjesa me qytetarë të rajonit 1 për Programin Buxhetor Afatmesëm 2023-2025 si dhe planifikimin për Projekt buxhetin e vitit 2023. Përfaqësues të bashkisë, anëtarë të komunitetit dhe të interesuar të tjerë patën mundësi të diskutonin së bashku mbi shqetësimet e kësaj zone, kryesisht mbi infrastrukturën rrugore, ndriçimin e rrugëve dhe shërbimin e pastrimit, problematika në lidhje me të cilat u referuan çështje specifike.
Rajoni 2: Ne date 22 shtator 2022, banorët e rajonit 2 u mblodhën së bashku me përfaqësues të bashkisë dhe diskutuan mbi çështjet që shqetësojnë këta banorë si infrastruktura rrugore, pastrimi, uji i pijshëm dhe parkimet, per procesin e BP. Takimi u realizua prane Pallatit dhe gjate takimit u mblodhen prioritete dhe u informuan per progresin e kontrates sociale.