Fushate advokuese per Transportin Publik ne Tirane, Durres, Shkoder dhe Vlore

A ke shumë që pret? Kam ca! Kur vjen autobusi? Se di, nuk kanë orar të afishuar!!!!!!Bazuar në monitorimin e Kontratës Sociale POP ne Tirane, Durres, Shkoder dhe Vlore qytetarët e këtyre bashkive jo pak herë kanë ngritur problemet që hasin me transportin publik qytetas. Një prej problematikave ështe edhe “Mungesa e afishimit të orareve dhe stacioneve në vendqëndrimin e urbanëve” !!!”Shkolla po afron, ndërsa oraret ende nuk janë afishuar. Nëse ke ndërmend të shkosh diku, nisu pak më herët, se oraret e transportit publik në qytet funksionojnë me hamendje”!!!

Transporti publik përveç problematikave të hasura ndër vite, identifikon edhe një problem tjetër i cili ndikon drejtpërsëdrejti në përditshmërinë e qytetareve. Bëzuar në monitorimin e Kontratës Sociale POP në bashkitë Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë, qytetarët e këtyre bashkive jo pak herë kanë ngritur problemet që hasin me transportin publik qytetas. Dy problematikat kryesore që ata theksojne janë:

  1. Mungesa e afishimit të orareve dhe stacioneve në vendqëndrimin e urbanëve
  2. Frekuenca e ulët e levizjes së autobuzëve në disa linja në bashkitë e sipërpërmendura  

Këto mungesa ndikojnë shumë në lëvizjen e qytetarëve për në shkollë, punë apo aktivitete të tjera, duke sjellë jo vetëm vonesa por edhe kaos në stacionet e autobusëve. Gjithashtu, linjat të cilat mbulojnë njësitë administrative pak më larg qytetit, kanë lëvizje të rralla me rreth 40 -60 min pritje, duke shkaktuar kështu përsëri kaos dhe vonesa për qytetarët.

Per kete arsye: Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim Tirane; Intelektualet e Rinj Shprese ne Shkoder, Qendra Rinore e Vlores ne Vlore dhe Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile Durres kane ndermarre nje fushate advokuese ne te kater bashkite e permendura.

Na ndiqni ne vijim ne mediat tona sociale per te mesuar cdo dite mbi ecurine e kesaj fushate!