“Gruaja në Zhvillim Korçë” Vijon Monitorimin e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak

Më 25 korrik u mbajt Mbledhja e Këshillit Bashkiak Korçë për muajin korrik. Ndër diskutimet kryesore përfshinë edhe miratimin e planit vendor të veprimit për energjinë dhe klimën 2023-2040. Megjithëse u realizua një konsultim publik më 16 korrik, disa këshilltarë ende kanë paqartësi mbi përgjigjet e ekspertit, të tjerët kërkuan më shumë kohë për sqarime. Pyetjet e konsultimit publik u kërkuan të dërgohen me email Kryetarit të Bashkisë për përgjigje të mëtejshme.

Pika e rendit të ditës nuk u hodh në votim dhe do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme.