Hapja e Qendrës Rinore në Durrës – Realizim i një pike të Kontratës Sociale
Më 7 nëntor 2024, CSDC Durrës mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës Rinore Durrës. Gjatë aktivitetit u diskutua për premtimet e bëra dhe për pritshmëritë e të rinjve ndaj këtij realizimi të rëndësishëm. Të rinjtë u shprehën të lumtur për krijimin e kësaj qendre që i dedikohet atyre dhe për mundësitë që ofron për të sjellë ide të reja dhe inovative për qytetin e Durrësit.
Ata janë entuziastë për nisjen e punës, duke synuar ta bëjnë këtë qendër akoma më të bukur dhe një vend plot energji rinore. Hapja e Qendrës Rinore shënon gjithashtu realizimin e një prej pikave të kontratës sociale, linku më poshtë:(https://popnetwork.al/wp-content/uploads/2023/04/Durres.pdf) të Bashkisë Durrës për periudhën 2023-2027, duke treguar përkushtimin e saj në zbatimin e objektivave të vendosura për komunitetin e të rinjve.