Kandidatët për Kryetar Bashkie

Kandidatët

Aleanca për Shqipërinë Europiane

armando subashi fierARMANDO SUBASHI

Datëlindja: 26.05.1971

Vendlindja: Fier

Edukimi: Ka përfunduar studimet e larta për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Veprimtaria profesionale:

Ka punuar si gjykatës në rrethet gjyqësore Mallakastër dhe Fier, ky ka mbajtur njëkohësisht edhe postin e Kryetarit të Gjykatës. Armando Subashi ka mbajtur po ashtu postin e Anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i zgjedhur nga Konferenca Kombëtare Gjyqësore. U zgjodh deputet për Qarkun e Fierit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 dhe 2013. Është anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet

enkelejd alibeaj fierENKELEJD ALIBEAJ

Datëlindja: 11.09.1973

Vendlindja: Fier

Edukimi: Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në 1997 Enkelejd Alibeaj fitoi konkursin për të hyrë në Shkollën e Magjistraturës ku mori titullin “Magjistër” në vitin 2000.

Veprimtaria profesionale:

Në vitin 1999-2000 Enkelejd Alibeaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, një nga gjykatat më të rëndësishme në Republikën e Shqipërisë. Në vitet 2000-2005 ai ushtroi profesionin e avokatit, duke drejtuar studion ligjore të krijuar prej tij, e cila shpejt u bë e njohur për reputacionin dhe profesionalizmin në fushën e drejtësisë.

Enkelejd Alibeaj është angazhuar në veprimtari akademike si lektor në lëndën “E drejta Kushtetuese”, pranë disa universiteteve dhe ka kontribuar në një sërë veprimtarish dhe botime akademike në fushën e së drejtës.

 

Partia Socialdemokrate e Shqipërisë

11351380_1591072417821129_3517244700311482672_nALBERT ÇAÇI

Datëlindja: 30.09.1957

Vendlindja: Fier

Edukimi: ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Veprimtaria profesionale: Ai ka punuar si ekonomist në ndërmarrjen e Shpim – Kërkim Naftës në Patos dhe më pas edhe si Kryetar i Degës së Planifikimit të kësaj ndërmarrje. Ka ushtruar aktivitet privat dhe ka shërbyer më pas si Drejtor i Drejtorisë Ekonomike në Ministrinë e Drejtësisë. Ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Punëve Publike dhe ka qenë anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, si dhe anëtar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë. Z. Çaçi është zgjedhur deputet tre herë në Qarkun e Fierit.