Kandidatët për Kryetar Bashkie

Kandidatët

Aleanca për Shqipërinë Europiane

safet gjici kamezSAFET GJICI

Vendlindja: Kukës

Edukimi: Ka kryer studimet e larta, në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari”, në fushën e policisë me arsimim, trajnim të plotë dhe të specializuar, si oficer policie. Po ashtu, ka kryer studimet e larta për Drejtësi, në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës.

Veprimtaria profesionale:

Ai hyri në politikë pas një angazhimi të gjatë në fushën e biznesit. Në vitin 2001, formoi shoqërinë private të sigurisë “EuroGjici” Security, e cila në një kohë të shkurtër e shtriu veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë. Në vitin 2007 themeloi Shoqërinë “Kevin Construction” që operon në fushën e ndërtimit, rikonstruksion dhe infrastrukturë. Z.Gjici është President i FK Kukësit, prej 5 vitesh.

Z.Gjici, me aktivitetin e tij privat në fushën e sigurisë dhe ndërtimit është nderuar më shumë çmime dhe për kontibutin e dhënë në fushën e futbollit qytetarët e Kukësit e kanë zgjedhur me shumicë votash, si “Personalitet i Vitit 2012”.

Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet

xhelal mziu kamezXHELAL MZIU

Datëlindja: 14.04.1967

Vendlindja: Kamëz, Tiranë

Edukimi: U diplomua në Fakultetin Ekonomik, Universiteti Bujqësor i Tiranës, në vitin 1993.

Veprimtaria profesionale:

Karriera profesionale e z. Mziu ka filluar sapo mbaroi studimet e larta, në periudhën 1993-1995 si inspektor i Policisë Financiare Tiranë.

Nga periudha 2009-2010, i është kushtuar edhe arsimit universitar, duke qenë lektor i jashtëm në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Durrësit dhe gjatë vitit 2010 e në vazhdim, lektor i jashtëm në Fakultetin Ekonomik, UB Tiranë.

Në vitet 2005-2007 si drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës dhe anëtar i Shoqatës së Ujësjellës-Kanalizimeve të Shqipërisë

Në vitet 2005-2006 do të bëhej president i Shoqatës së Ujësjellës-Kanalizimeve.