Kandidatët për Kryetar Bashkie

Kandidatët

Aleanca për Shqipërinë Europiane

sotiraq filo korceSOTIRAQ FILO

Datëlindja: 23.06. 1971

Vendlindja: Korçë

Edukimi: Është diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, Dega Elektronikë.

Veprimtaria profesionale:

Ka një eksperiencë të pasur pune duke punuar si profesionist dhe drejtues në sektorin bankar dhe administratën publike. Prej gjashtë vitesh ka qenë Zv/Kryetar i Bashkisë Korçë, duke qënë pjesë e rëndësishme e arritjeve të institucionit në këto vite. Në vitin 2013 është zgjedhur Kryetar i Bashkisë Korçë.

 

Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet

gjergj mero korceGJERGJI MERO

Datëlindja: 25.02. 1959

Vendlindja: Devoll

Edukimi: Ka kryer studimet e larta pranë Institutit të Lartë Bujqësor Korçë në vitet 1978-1982 duke u diplomuar si agronom i përgjithshëm.  Ka fituar gradën “Doktor i Shkencave Bujqësore”, në 02.06.1999 dhe “Profesor i Asociuar” në vitin 2003.

Veprimtaria profesionale:

Nga viti 1987 ka qenë pedagog në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit “Fan S. Noli” Korçë. Nga viti 2008 e në vazhdim është Rektor i këtij Universiteti, i cili me punën dhe angazhimin e tij dhe të stafit që ai drejton, i ka dhënë Universitetit të Korçës një vision të ri.

Është autor i disa teksteve mësimore i disa monografive, dispensave, si dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare e ndërkombëtare. Ai ka qënë i zgjedhur Kryetar i Këshillit Bashkiak Korçë në vitet 2003-2007, si dhe është anëtar i Këshillit Bashkiak Korçë që nga viti 2003.