Kandidatët për Kryetar Bashkie

Kandidatët

Aleanca për Shqipërinë Europiane

hasan halilajHASAN HALILAJ

Datëlindja: 24.06.1965

Vendlindja: Bicaj

Edukimi:  Është diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Financë në vitin 1987.

Veprimtaria profesionale: Pas diplomimit ka punuar si drejtues në disa ndërmarrje dhe institucione të rrethit si drejtor në Bankën e Kursimeve në Kukës, drejtor i Tatim Taksave të Qarkut të Kukësit etj, ndërsa në vitin 2007 u zgjodh Kryetare i Bashkise Kukës. Në vite të ndryshme ka kryer disa kurse profesionale etj si ai “Për Bankat” në Greqi në vitin 1995, “Për drejtim në pushtetin Lokal” në Hungari, në vitin 2004 etj. dhe mban diplomën “Mjeshtër Shkencor” 2006.

Rikandidon për mandatin e tretë për Bashkinë e Kukësit.‎

 

Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet

bashkim shehuBASHKIM SHEHU

Datëlindja: 15.05.1978

Vendlindja: Kukës

Edukimi: Në vitin 1997 filloi studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë, për ti vijuar në Universitetin e Ankarasë, Turqi. Është diplomuar në degën Juridik, dhe vijon studimet master në Fakultetin Juridik.

Veprimtaria profesionale: Ka punuar si oficer në detyra të larta në Drejtorinë e Përgjithme të Policisë së Shtetit. 2009-2012 ka qenë sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. 2012-2013 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, nga ku është larguar me gradën më të lartë.

Ka kryer kualifikime për çështje si të: sigurisë, trafikut të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore, falsifikimet e dokumentave, emigrimet e paligjshme, për menaxhimin e policesë së shtetit, për avokati etj.