Kandidatët për Kryetar Bashkie

Kandidatët

Aleanca për Shqipërinë Europiane

viktor tusha lezheVIKTOR TUSHAJ

Datëlindja: 01.01.1962

Vendlindja: Lezhë

Edukimi: Me 1983-86, ndjek studimet e larta pranë Universitetit “L. Gurakuqi” të Shkodrës, në degën e gjuhës e të letërsisë shqipe. Më 1991 pranë Universitetit të Tiranës diplomohet në gjuhën italiane, për t’u rikthyer sërishmi në Universitetin e Shkodrës dhe më 2007, diplomohet në fushën e jurisprudencës. Në vitin 2012 kryen masterin pranë Universitetit Evropian të Turizmit, në Tiranë.

Veprimtaria profesionale: E ka nisur karrierën si mësues, por më tej i hyri botës së biznesit në fushën e ndërimit duke u renditur si një nga administratorët më të mirë të fushës së tij, ndërkohë që drejtonte dhe dhomën e tregtisë në qytetin e Lezhës. Është zgjedhur dy herë Kryetar Bashkie i Lezhës (2007 – 20015). Tushaj kërkon për herë të tretë votën e bashkëqytetareve të tij për të drejtuar qytetin që i fali besimin.

 

Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet

fran frrokaj lezheFRAN FRROKAJ

Ditelindja: 29.03.1966