Kandidatët për Kryetar Bashkie

Kandidatët

Aleanca për Shqipërinë Europiane

dritan neli vlore

DRITAN LELI

Datëlindja: 13.02. 1969

Vendlindja: Vlorë

Edukimi: Ka ndjekur studimet në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës, të cilat i përfundoi në vitin 1992. Ka përfunduar specializimin pasuniversitar në Imazheri në Universitetin e Tiranës dhe më pas në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Athinës. Në vitin 2014 ka marë gradën Doktor i Shkencave (PhD) në Universitetin “La Sapienza” të Romës.

Veprimtaria profesionale:

Në përfundim të studimeve ai u bë Bashkëpunëtor Shkencor në Katedrën e Radiologjisë, Universiteti i Athinës. Gjatë të gjithë karrierës së tij Dr. Dritan Leli ka ndërthurur në mënyrë të përkryer studimet e thelluara në fushën e mjekësisë, me ushtrimin e aktivitetit në qendra të ndryshme spitalore në Shqipëri, Greqi dhe Itali.

Aktualisht Dr. Leli ushtron detyrën e mjekut në QSUT “Nënë Tereza” dhe Spitalin  “Hygeia”.

 

Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet

genc deromemaj vlore

GENC DEROMEMAJ

Datëlindja: 29.03.1984

Vendlindja: Vlorë

Edukimi: 2002 – 2007, ka ndjekur studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Hidroteknik. Më pas në 2013 – 2014 ka ndjekur kursin pas Universitar pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit “Vlerësim Pasurie të Paluajtshme”

Veprimtaria profesionale: Prej vitit 2007 ka qenë administrator Ing. Hidroteknik dhe Inxhinier Projektimi dhe Zbatimi në shoqëri ndërtimi, projektimi dhe konsulencë në fushën e ndërtimit në qytetin e Vlorës. Ka eksperiencë pune në zbatim të punimeve të objekteve të ndryshme civile e rrugore.

 

Kandidat i Pavarur

vasil bedinaj vloreVASIL BEDINAJ

Datëlindja: 07.07.1972

Vendlindja: Vlorë

Edukimi: Studimet e larta i ka kryer për Drejtësi e më pas ështe specializuar për Shkencat Juridike gjatë viteve 2008 – 2010

Veprimtaria profesionale: Është administrator i resortit turistik “Hotel Regina” dhe i agjencisë turistike “Regina Travel”. Prej vitit 2009 është kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistik për jugun e Shqipërisë “ATA”, vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare si “Albanian Exellence” dhe “Çelësi i Argjendtë”. Është i angazhuar ne projekte në fushën e turizmit kryesisht në promovimin e resurseve Shqiptare në Europë.