Konferenca Kombëtare Këshillat Vendor Rinor
Konferenca Kombëtare Këshillat Vendor Rinor – Të rinjtë një hap më pranë vendimmarrjes, e zhvilluar nën kujdesin e Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj.Bora Muzhaqi mblodhi së bashku rreth 90 pjesëmarrës, përfaqësues nga ministritë, Agjencia Kombetare e Rinise AKR, kryetarë bashkie, të rinj dhe OShC-të nga e gjithë Shqipëria, për të diskutuar mbi fuqizimin e Këshillit Vendor Rinor si ndërlidhës ndërmjet bashkisë dhe të rinjve, për të evidentuar problematikat dhe sfidat që hasen nga të rinjtë në territorin ku jetojnë.
Gjatë konferencës u ndanë eksperiencat e sukseshme në aktivizimin e Këshillave Vendor Rinor, nga kryetarët e bashkive dhe vetë të rinjtë, si dhe u diskutuan mbi sfidat e krijimit të KVR-ve në 61 bashkitë. Punimet e kësaj konference do të promovojnë më tej bashkëpunimin dhe partneritetin efektiv midis qeverisjes lokale dhe Këshillave Vendor Rinor, si dhe funksionimin efikas dhe të qëndrueshëm të këtij organi këshillimor.
Konferenca kombëtare “Këshillat Vendor Rinor – Të rinjtë një hap më pranë Vendimmarrjes” u organizua nga Qendra Epoka e Re dhe rrjeti POP – Perballja e Ofertave Politike me mbështetjen e Olof Palme International Center dhe Embassy of Sweden in Tirana#Qendraepokaere#akr#olofpalme#rrjetipop