Konferenca Kombetare POP

Konferenca Kombëtare: Pjesëmarrja dhe Përgjegjësia e Shoqërisë Civile në Proceset e Qeverisjes Vendore

Në datë 22.12.2020 në orën 10:00 Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim në partneritet me anëtarët e Rrjetit Përballja e Ofertave Politike POP, e me mbështetjen e Qeverisë Suedeze përmes Olof Palme Center dhe National Endwoment for Democracy organizuan Konferencën Kombëtare “Pjesëmarrja dhe Përgjegjësia e Shoqërisë Civile në Proceset e Qeverisjes Vendore.” Ky aktivitet u zhvillua pranë Hotel Rogner si edhe me pjesëmarrjen e 140 personave online nga 9 bashki të vendit.

Gjatë këtij takimi u shkëmbyen eksperiencat e bashkëpunimit të organizatave anëtare të POP me bashkitë që kanë qenë nën monitorim: Tiranë, Durrës, Kukës, Pukë, Vlorë, Fier, Kamëz, Pogradec, Shkodër. Si edhe diskutime në lidhje me punën e bashkive përsa i përket plotësimit të prioriteteve të komunitetit të përpiluara në Kontratata Sociale dhe të monitoruara prej dy vitesh.

Ndër të tjera në këtë konferencë u diskutua edhe për:

  • Ndikimin e metodologjisë së POP në proceset demokratike vendore.
  • Sfidat e hasura gjatë punës së organizatave anëtare.
  • Shkëmbimin e eksperiencave midis të bashkive.
  • Procesin e buxhetimit me pjesëmarrje.
  • Angazhimin e kryetarëve të bashkive për të vazhduar bashkëpunimin dhe përparuar demokracinë lokale dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe OSHC-të.  
  • Impaktin e COVID-19 dhe çështje të tjera në jetën lokale.

Në takim morën pjesë kryetarë dhe nënkryetarë të nëntë bashkive nën monitorimin e rrjetit POP, pjesëmarrje këto në vend apo online. Në sallën Antigonea – Rogner, kishim kënaqësinë të kishim prezentë Znj. Romina Kuko, Zv. Ministre e Brendshme që mbulon qeverisjen vendore. Znj. Voltana Ademi, kryetare e bashkisë Shkodër, Znj. Florian Tahiri nën kryetar i bashkisë Durrës dhe në lidhje online Z. Z. Johan Schmid, Shef për Evropën Juglindore, The Olof Palme International Center.  

Disa nga konkluzionet e nxjerra në përfundim të konferencës ishin:

  • POP është një platformë asnjanjëse dhe si i tillë ky projekt ka qenë i suksesshëm në demokracinë vendore duke angazhuar shoqërinë civile dhe komunitetin;
  • Vetë rrjeti POP është I përbërë nga organizata lokale dhe ka ndihmuar në rritjen e kapaciteteve të këtyre organizatave;
  • POP është I hapur për bashkëpunim me organizata të tjera të shoqërisë civile, qoftë në bashkitë egzistuese apo edhe në bashki të reja për të ndjekur të njëjtën metodologji;
  • Rrjeti bën të mundur ndarjen e eksperiencave mes bashkive të ndryshme, nën monitorimin e Kontratave Sociale, bashki këto që I kanë firmosur apo nuk I kanë firmosur ato;
  • POP ka kontribuar që komuniteti të marrë informacion që pjesëmarrja e tyre publike është një domosdoshmëri në procesin e vendimmarrjes së qeverisë vendore;
  • POP ka një partner shumë të rëndësishëm që është vetë komuniteti I këtyre bashkive dhe rrjeti shërben si përçues zëri dhe urë lidhëse mes tyre dhe përfaqësuesve të qeverisjes vendore.
  • Nga 6 Kontrata të firmosura, presim që në fillim të vitit 2021 të kemi firmosur edhe 3 të tjerat me angazhimin e bashkisë Shkodër, Kukës dhe Pukë