Konferenca Kombëtare “Transparenca & Përgjegjësia në Nivel Vendor”
Më 19 Nëntor 2024, Rrjeti “Përballja e Ofertave Politike” (POP) organizoi Konferencën Kombëtare me temë: “Transparenca dhe Përgjegjësia në Nivel Vendor – Vlerësimi i Proceseve të Konsultimit Publik”. Aktiviteti mblodhi së bashku përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor, organizata të shoqërisë civile, agjenci dhe ekspertë për të diskutuar mbi rëndësinë e konsultimeve publike dhe transparencës në qeverisjen vendore.
Gjatë aktivitetit, u prezantuan gjetjet kryesore të monitorimit të kryer nga Rrjeti POP në dhjetë bashki të Shqipërisë për periudhën shtator 2023 – maj 2024. Raporti krahasimor theksoi progresin e arritur, sfidat dhe mundësitë për të rritur përfshirjen qytetare dhe përgjegjësinë institucionale.
Diskutimet sollën në pah praktikat më të mira, por edhe hapat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar qeverisjen vendore ne zbatimin e ligjit te konsultimit publik ne nivel vendor. Lexoni ketu Raportin: https://popnetwork.al/raport-studimor-transparenca-dhe…/
Disa momente kryesore nga konferenca përfshinin: Prezantimin e raportit krahasimor nga ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve. Diskutime të hapura mbi sfidat dhe rekomandimet për përmirësimin e procesit të konsultimit publik. Angazhimin e pjesëmarrësve për të fuqizuar bashkëpunimin mes pushtetit vendor dhe shoqërisë civile.
Konferenca ishte një hap i rëndësishëm drejt forcimit të transparencës dhe përfshirjes qytetare në vendimmarrjen vendore, duke kontribuar në ndërtimin e një qeverisjeje më të mirë dhe më të përgjegjshme për qytetarët. Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe partnerët për mbështetjen e tyre.
Faleminderit Olof Palmes Internationella Center dhe Ambasadës së Suedisë në Tiranë qe na mbeshteti ne organizimin e ketij eventi.
Faleminderit kolegeve te organizatave partnere te Rrjetit POP!
Gender Alliance for Development Center (GADC); CSDC Durres; Qendra “Epoka e Re” Fier; Gruaja në Zhvillim Korçë; Qendra Per Progres Rinor; Levizja Rinore Puke; Intelektualet e rinj, Shprese (IRSH); Qendra Sociale Hapa te Lehte; Qendra Rinore e Vlores; Shoqata Tjeter Vizion.
Faleminderit per pjesemarrjen nga perfaqesues të pushtetit vendor nga Bashkia Durres, Bashkia Tiranë, Bashkia Fier, Bashkia Vlorë, Bashkia Pukë, Bashkia Elbasan, Bashkia Kukës, Bashkia Shkodër, Bashkia Vau i Dejës.
Faleminderit pjesemarresve te nderuar nga Parlamenti i Shqiperise, Klotilda Bushka Ferhati; nga Ministria per Pushtetin Vendor, Aldo Merkoci; nga Zyra e Komisionerit per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te dhenave Personale znj. Emerlinda Pema; nga Agjencia per Mbeshtetjen e Veteqeverisjes Vendore; Shoqata për Autonomi Vendore znj. Adelina Farrici.