KONTRATA SOCIALE 2023 – 2027 POP DURRËS

Përballja e Ofertave Politike (POP), është një nismë  e rrjetit të 12 organizatave të shoqërisë civile shqiptare, të cilat punojnë në 12 bashki të Shqipërisë. Në bashkinë Durrës, Kontrata Sociale dhe monitorimi i saj realizohet nga “Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile” (CSDC). CSDC promovon dhe mbështet zhvillimin e shoqërisë civile në rajonin e Durrësit përmes mbështetjes, mobilizimit dhe duke sjellë së bashku aktorët më të rëndësishëm nga shoqëria civile dhe qeverisja vendore. CSDC është shumë efektive në koordinimin dhe fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve të rajonit të Durrësit, duke u fokusuar tek të rinjtë dhe barazia gjinore.

Kontrata sociale hartohet nga POP në çdo fushatë elektorale gjatë Zgjedhjeve Vendore në Shqipëri. Hartimi i Kontratës Sociale bazohet në takime me qytetarë të grupeve të ndryshme dhe bazuar në një metodologji për të marrë mendimet dhe prioritetet e tyre.

Në hartimin e kontratës sociale 2023-2027, janë marrë parasysh kërkesat dhe nevojat e grupeve të ndryshme të qytetarëve brenda territorit të Bashkisë së Durrësit, me një fokus të veçantë për grupet e cenueshme.

Kontrata sociale prezantohet te të gjithë kandidatët për kryetar bashkie gjatë periudhës së fushatës elektorale.

Lexoni me poshte Kontraten Sociale per bashkine e Durresit