KONTRATA SOCIALE 2023 – 2027 POP ELBASAN
Përballja e Ofertave Politike (POP), është një nismë e rrjetit të 12 organizatave të shoqërisë civile shqiptare, të cilat punojnë në 12 bashki të Shqipërisë. Në bashkinë Elbasan, Kontrata Sociale dhe monitorimi i saj realizohet nga organizata “Tjetër Vizion”. Tjetër Vizion është një organizatë me eksperiencë 20 vjeҫare në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe ofrimit të shërbimeve sociale për target grupet në nevojë.
Kontrata sociale hartohet nga POP në çdo fushatë elektorale gjatë Zgjedhjeve Vendore në Shqipëri. Kontrata sociale prezantohet te të gjithë kandidatët për kryetar bashkie gjatë periudhës së fushatës elektorale.
Në hartimin e kontratës sociale 2023-2027 janë marrë parasysh kërkesat dhe nevojat e grupeve të ndryshme të qytetarëve brenda territorit të Bashkisë së Elbasanit, me një fokus të veçantë për grupet e cenueshme.
Lexoni kontraten sociale duke klikuar linkun me poshte