KONTRATA SOCIALE 2023 – 2027 POP KORÇË

Përballja e Ofertave Politike (POP), është një nismë  e rrjetit të 12 organizatave të shoqërisë civile shqiptare, të cilat punojnë në 12 bashki të Shqipërisë. Në bashkinë Korçë, Kontrata Sociale dhe monitorimi i saj realizohet nga Gruaja në Zhvillim Korçë (GZHK).

GZHK është një organizatë jo-fitimprurëse, e cila ka filluar aktivitetin e saj në korrik 2003 si një lëvizje komunitare. Ka një përvojë të gjerë në fushën e çështjeve gjinore, nё punёn me tё rinjtё, në fushën e qeverisjes së mirë, monitorimin e buxheteve të bashkive, në advokimin për drejtësi dhe barazi. Ajo është e angazhuar për advokim të përgjegjshëm, që ka si pikënisje komunitetet, me qëllim që zëri i tyre të dëgjohet, duke i inkurajuar ata për të qenë pjesë aktive në komunitetet ku ata jetojnë.

Kontrata sociale hartohet nga POP në çdo fushatë elektorale gjatë Zgjedhjeve Lokale në Shqipëri. Hartimi i Kontratës Sociale bazohet në takime me qytetarë të grupeve të ndryshme dhe bazuar në një metodologji për të marrë mendimet dhe prioritetet e tyre.

Në hartimin e kontratës sociale 2023-2027 janë marrë parasysh kërkesat dhe nevojat e grupeve të ndryshme të qytetarëve brenda territorit të Bashkisë së Korçës, me një fokus të veçantë për grupet e cenueshme. Kontrata sociale prezantohet te të gjithë kandidatët për kryetar bashkie gjatë periudhës së fushatës elektorale.

Lexoni kontraten sociale duke klikuar me poshte:

Lexoni detajet e prioriteteve duke klikuar me poshte