KONTRATA SOCIALE 2023 – 2027 POP PUKË
Përballja e Ofertave Politike (POP) është një nismë e rrjetit të 12 organizatave të shoqërisë civile shqiptare, të cilat punojnë në 12 bashki të Shqipërisë. Në bashkinë Pukë, Kontrata Sociale dhe monitorimi i saj realizohet nga Lëvizja Rinore për Demokraci (LRD). LRD është një organizatë joqeveritare, jopolitike, jofetare dhe jofitimprurëse që nxit aktivizimin qytetar, rritjen e demokracisë lokale dhe kontribuon në përmirësimin e jetës shoqërore e publike të komunitetit në Bashkinë Pukë dhe Fushë Arrëz nëpërmjet programeve të edukimit, ndërgjegjësimit, rritjes së kapaciteteve dhe avokimit. LRD në punën e saj shfaq dhe përkrah vlerat e Vullnetarizmit, Transparencës, Bashkëpunimit, të qenit Miqësorë me mjedisin, të qenit Jo-diskriminues.
Kontrata sociale hartohet nga POP në çdo fushatë elektorale gjatë Zgjedhjeve Vendore në Shqipëri. Kontrata sociale prezantohet te të gjithë kandidatët për kryetar bashkie gjatë periudhës së fushatës elektorale.
Në hartimin e kontratës sociale 2023-2027 janë marrë parasysh kërkesat dhe nevojat e grupeve të ndryshme të qytetarëve brenda territorit të Bashkisë së Pukës, me një fokus të veçantë për grupet e cenueshme.
Lexoni kontraten sociale duke klikuar me poshte