KONTRATA SOCIALE 2023 – 2027 POP SHKODËR
Përballja e Ofertave Politike (POP), është një nismë e rrjetit të 12 organizatave të shoqërisë civile shqiptare, të cilat punojnë në 12 bashki të Shqipërisë. Në bashkinë Shkodër, Kontrata Sociale dhe monitorimi i saj realizohet nga Intelektualët e Rinj Shpresë (IRSH). IRSH punon për zhvillimin e shoqërisë civile në Shqipëri. Organizata përfaqëson intelektualë, të rinj dhe të reja, si edhe grupe të ndryshme nga organizatat e shoqërisë civile.
Kontrata sociale hartohet nga POP në çdo fushatë elektorale gjatë Zgjedhjeve Vendore në Shqipëri. Hartimi i Kontratës Sociale bazohet në takime me qytetarë të grupeve të ndryshme dhe bazuar në një metodologji për të marrë mendimet dhe prioritetet e tyre.
Në hartimin e kontratës sociale 2023-2027 janë marrë parasysh kërkesat dhe nevojat e grupeve të ndryshme të qytetarëve brenda territorit të Bashkisë Shkodër, me një fokus të veçantë për grupet e cenueshme.
Kontrata sociale prezantohet te të gjithë kandidatët për kryetar bashkie gjatë periudhës së fushatës elektorale.
Lexoni kontraten sociale duke klikuar me poshte