KONTRATA SOCIALE 2023 – 2027 POP VAU I DEJËS

Përballja e Ofertave Politike (POP) është një nismë  e rrjetit të 12 organizatave të shoqërisë civile shqiptare, të cilat punojnë në 12 bashki të Shqipërisë. Në bashkinë Vau i Dejës, Kontrata Sociale dhe monitorimi i saj realizohet nga Qendra “Hapa të Lehtë”. “Hapa të Lehtë” është një organizatë që punon për të drejtat e njeriut, me fokus të veçantë të drejtat e grave. Punon për integrimin social të grave dhe vajzave në zonat rurale, nepërmjet ofrimit të shërbimeve mbështetëse dhe komponentit të fuqizimit ekonomik.

Kontrata sociale hartohet nga POP në çdo fushatë elektorale gjatë Zgjedhjeve Vendore në Shqipëri. Kontrata sociale prezantohet te të gjithë kandidatët për kryetar bashkie gjatë periudhës së fushatës elektorale.

Në hartimin e kontratës sociale 2023-2027 janë marrë parasysh kërkesat dhe nevojat e grupeve të ndryshme të qytetarëve brenda territorit të Bashkisë Vau i Dejës, me një fokus të veçantë për grupet e cenueshme.

Lexoni kontraten sociale duke klikuar me poshte: