KONTRATA SOCIALE 2023 – 2027 POP VLORË
Përballja e Ofertave Politike (POP) është një nismë e rrjetit të 12 organizatave të shoqërisë civile shqiptare, të cilat punojnë në 12 bashki të Shqipërisë. Në bashkinë Vlorë, Kontrata Sociale dhe monitorimi i saj realizohet nga Qendra Rinore e Vlorës (QRV). QRV është një organizatë jo-fitimprurëse që punon në rajonin e Vlorës, prej 1998, në interes të publikut duke respektuar të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
Kontrata sociale hartohet nga POP në çdo fushatë elektorale gjatë Zgjedhjeve Lokale në Shqipëri. Hartimi i Kontratës Sociale bazohet në takime me qytetarë të grupeve të ndryshme dhe bazuar në një metodologji për të marrë mendimet dhe prioritetet e tyre.
Në hartimin e kontratës sociale 2023-2027 janë marrë parasysh kërkesat dhe nevojat e grupeve të ndryshme të qytetarëve brenda territorit të Bashkisë së Vlorës, me një fokus të veçantë për grupet e cenueshme.
Kontrata sociale prezantohet te të gjithë kandidatët për kryetar bashkie gjatë periudhës së fushatës elektorale.
Lexoni kontraten sociale duke klikuar me poshte