Forumi Publik për preantimin e Kontratës Sociale, Bashkia Korçë

Shoqata Gruaja në Zhvillim Korçë ka organizuar sot Forumin Publik për prezantimin e Kontratës Sociale për Bashkinë Korçë. Në këtë forum ishin të pranishëm qytetarë dhe grupe interesi (duke ruajtur protokollet e masave kundër COVID-19) nga Njësia Administrative Korçë; Bulgarec, Mborje dhe Mollaj.

Pas prezantimit të prioriteteve të Kontratës Sociale, u zhvillua një diskutim midis qytetarëve dhe përfaqësueses nga institucioni i Bashkisë Korçë mbi planet dhe projektet që ka Bashkia për plotësimin e prioriteteve të qytetarëve. Ky ishte forumi i parë i realizuar, i cili do të ndiqet nga takime të tjera me përfaqësues të Bashkisë si edhe me qytetarë të Korçës.

Duke klikuar https://bit.ly/3l3wcDF mund të lexoni Kontratën Sociale.

Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania Programme Olof Palme International Center National Endowment for Democracy #KontrataSociale#RrjetiPOP#ForumPublik#Citizens#Transparency