KONTRATA SOCIALE KAMËZ – PËRMBUSHJA E PRIORITETEVE – VITI I PARË I MONITORIMIT

Prioritet 1. Zhvillimi i incentivave për nxitjen e biznesit duke reduktuar taksat për bizneset e reja që hapen nga të rinjtë me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 2. Krijimi i lehtësirave në nivelin e taksave / tarifave lokale për kategoritë në nevojë. (Adresuar Plotësisht)

Prioritet 3. Adresimi me prioritet i rregullimit të ndriçimit dhe mirëmbajtjes në Njësinë Administrative Paskuqan. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 4. Kontrolli më i shpeshtë i shërbimit të Pastrimit në Njësinë Administrative Paskuqan, shtimi i frekuencës së mbledhjes nga makinat e grumbullimit në të gjithë Bashkinë Kamëz. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 5. Investimi në ngritjen e kopshteve dhe çerdheve të reja në Njësinë Administrative Bathore dhe Paskuqan si dhe largimi i kopshteve nga ambientet e shkollave. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 6. Adresimi me prioritet dhe zgjidhja e problemeve me kanalizimet në Bathore, prioritet në lagjet 3 dhe 4. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 7. Investimi dhe adresimi për përmirësimin e rrugëve, trotuareve dhe sinjalistikës në Njësinë Administrative Paskuqan me një fokus të veçantë në rrugët e brendshme dhe dytësore. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 8. Ngritja e politikave lokale për përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje. Ngritja e Këshillit Rinor pranë Këshillit Bashkiak. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 9. Informimi i komunitetit në lidhje me shërbimet e kujdesit shoqëror për grupet nënevojë. Përmirësimi i shërbimeve sociale pranë Njësive Administrative. (Nuk është adresuar)

Lexoni Raportin e detajuar në: https://popnetwork.al/raporti-nje-vjecar-kontrata-sociale-bashkia-kamez/