KONTRATA SOCIALE POGRADEC– PËRMBUSHJA E PRIORITETEVE – VITI I PARË I MONITORIMIT

Prioritet 1: Krijimi i një sektori dedikuar të rinjve, ndryshim në organigramën e Bashkisë Pogradec ku Brenda Drejtorisë së Kulturës, Sportit, Turizmit dhe Rinisë të krijohet një sektor dedikuar të rinjve. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 2: Detajimi i zërit të buxhetit për të rinjtë për të mbështetur realizimin e projekteve të planifikuara. (Nuk është Adresuar)

Prioritet 3: Ngritja dhe krijimi i një Qendre Rinore me qëllim fuqizimin e të rinjve 14-29 vjeç. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 4. Rikonstruksion i Bibliotekës së qytetit dhe shtimi i fondit të librit. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 5: Adresimi për rikonstruksionin e shkollave në qytetin e Pogradecit dhe ndërtimi i palestrave dhe pajisja me bazë materiale në shkollat egzistuese. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 6: Shtimi i këndeve të lojrave për fëmijë pasi janë vetëm 2 të tilla dhe ato nuk plotësojnë asnjë standard minimal. (Nuk është Adresuar)

Prioritet 7: Zhvillimi i programeve në lidhje me nxitjen e biznesit nga të rinjtë dhe/apo gratë. Parashikimi në buxhet për krijimin e një fondi “start-up” për të rinjtë. (Nuk është Adresuar)

Prioritet 8: Krijimi i Programeve të Bashkisë- Internship me pagesë- për nxitjen e punësimit në përgjithësi por edhe programe të veçanta që prioritizojnë grupet më pak të avantazhuara në tregun e punës dhe në fokus të veçantë të kenë të rinjtë dhe gratë. (Nuk është Adresuar)

Prioritet 9: Rritja e informimit dhe adresimi i përmirësimit të komunikimit mes qytetarëve dhe punonjësve të bashkisë në zyrat e informacionit dhe jo vetëm. Respektimi i mekanizmave për transparencën e publikimeve (vendimet e Këshillit Bashkiak etj.). (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 10: Buxhetimi me pjesëmarrje, proces transparent dhe gjithpërfshirës, në mënyrë që qytetarët të marrin pjesë në vendimmarrjen mbi menaxhimin e financave publike të pushtetit lokal. (Adresuar Pjesërisht)

Lexoni Raportin e detajuar në: https://popnetwork.al/raporti-nje-vjecar-kontrata-sociale-bashkia-pogradec/