KONTRATA SOCIALE PUKË– PËRMBUSHJA E PRIORITETEVE – VITI I PARË I MONITORIMIT

Prioritet 1: Programet e Bashkisë për nxitjen e punësimit të prioritizojnë grupet më pak të avantazhuara në tregun e punës. (Nuk është Adresuar)

Prioritet 2: Adresimi me prioritet i rregullimit të rrugëve në nivel bashkie. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 3:  Adresimi me prioritet i vendosjes së transportit publik, sidomos në ato zona i cili mungon totalisht. (Nuk është Adresuar)

Prioritet 4: Adresimi dhe listimi prioritar për ngritjen e shërbimeve për grupe në nevojë për shërbime të kujdesit shoqëror. (Adresuar Plotësisht)

Prioritet 5: Ngritja e programeve dhe organizimi i fushatave ndërgjegjësuese kundër dhunës me bazë gjinore. (Nuk është Adresuar)

Prioritet 6: Unifikimi i shërbimit dhe cilësisë së pastrimit për të gjitha zonat që janë pjesë e bashkisë Pukë. Shtimi i koshave në njësitë administrative  dhe zonat perifke ku mungojnë dhe kontroll më i shpeshtë nga bashkia. (Adresuar Plotësisht)

Prioritet 7: Adresimi dhe rregullimi i furnizimit me ujë të shkollave si dhe rregullimi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe kontrolli i cilësisë së tij nëpër fshatra.  (Adresuar Plotësisht)

Prioritet 8: Buxhetim me pjesëmarrje në mënyrë që qytetarët të marrin pjesë në vendimmarrjen mbi menaxhimin e financave publike të pushtetit lokal. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 9: Ngritja e akademisë sportive (zhvillimi i shumësporteve për aktivizimin rinor) (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 10: Lobimi dhe mbështetja nga bashkia në lidhje me bursat e ekselencës. (Nuk është Adresuar)

Prioritet 11: Nevoja për hapjen e kurseve profesionale me bazë zhvillimin e aftësive për turizëm si një fushë prioritare e zhvillimit të Pukës duke sjellë kështu edhe rritjen e punësimit të të rinjve dhe grave. (Nuk është Adresuar)

Prioritet 12: Zhvillimi dhe identifikimi i zonave turistike, tabelat informuese, shtigjet malore, informacion i zgjeruar për zhvillimin e zonës së Pukës. (Adresuar Plotësisht)

Prioritet 13: Kërkesa për të hapur një qendër rinore. (Nuk është Adresuar)

Prioritet 14: Rishikimi i ndihmës ekonomike veçanërisht për gratë kryefamiljare, të divorcuara dhe ato të dhunuara. (Adresuar Pjesërisht)

Lexoni Raportin e detajuar në: https://popnetwork.al/raporti-nje-vjecar-kontrata-sociale-bashkia-puke/