KONTRATA SOCIALE VLORË– PËRMBUSHJA E PRIORITETEVE – VITI I PARË I MONITORIMIT

Prioritet 1: Investime që përmirësojnë infrastrukturën, rrugët dytësore dhe blloqet e brendshme të banimit. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 2: Adresimi me prioritet i furnizmit me ujë. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 3: Përmirësim të cilësisë së kanalizimeve të ujrave të zeza. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 4: Zgjidhje e problemit të transportit për fëmijët e shkollës në Dukat dhe të shkollës së Sherishtës. (Adresuar Plotësisht)

Prioritet 5: Shtim i shërbimit të transportit urban dhe në lagjet periferike të qytetit. Orare fikse, linja më të shpeshta transporti dhe rritje e orarit të shërbimit përtej orës 18.00.(Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 6: Të vihet në funksion impianti i  venddepozitimit të  mbeturinave në Sherishtë. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 7: Përmirësim i cilësisë së pastrimit. (Nuk është adresuar)

Prioritet 8: Zhvillim i programeve për mbështetjen e fermerëve, si dhe përfundim i procesit të menaxhimit të tokave. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 9: Zhvillimi i një mekanizmi efektiv nga Bashkia për mbledhjen e taksave ku të përfshihen edhe fushata informimi e komunikimi me komunitetin mbi mbledhjen dhe rishpërndarjen e tyre. (Nuk është Adresuar)

Prioritet 10:  Zhvillimi i incentivave për nxitjen e biznesit dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë dhe gratë. (Nuk është Adresuar)

Prioritet 11: Bashkia të ndërtojë mekanizma të unifikuar dhe efektiv (Buxhetimi me Pjesmarrje) për të marrë këndvështrimin e komunitetit mbi vendimarrjet më të rëndësishme. (Adresuar Plotësisht)

Prioritet 12: Të krijohet Këshilli Rinor Vendor për të rritur pjesëmarrjen e të rinjve në vendimarrjen lokale. (Adresuar Plotësisht)

Lexoni Raportin e detajuar në: https://popnetwork.al/raporti-nje-vjecar-kontrata-sociale-bashkia-vlore/