Korçë – Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e objekteve shkollore. Fushate advokuese nga Gruaja ne Zhvillim

Prioritet i Kontrates Sociale Korçë. Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e objekteve shkollore Gruaja në Zhvillim Korçë në bashkëpunim me banorët e fshatit Bulgarec, në fund të muajit nëntor nënshkruan një peticion drejtuar Këshillit Bashkiak të Korçës. Nëpërmjet këtij peticioni, ata kërkuan: Ndërhyrje për rikonstruksionin e shkollës “Sotir Beçka” në Bulgarec, për ndarjen e ambjenteve të kopshtit nga ambjentet e shkollës, si dhe shtimin e dy tualeteve për fëmijët e kopshtit.

Gjithashtu, ky prioritet i Kontratës Sociale u diskutua edhe në mbledhjen konsultative për ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për vitin 2022 dhe projektbuxhetin 2022, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në nëntor 2021. Pas advokimit dhe lobimit nga ana e organizatës dhe banorëve, ky prioritet mori mbështetjen e këshilltarëve. Më pas, nga bashkia u ndërmorën hapa për inspektimin nga afër të ambjenteve dhe vlerësimin me anë të arkitektëve.

Prioriteti është përfshirë në linjën buxhetore të buxhetit për mirëmbajtjen e shkollave dhe pritet që ndërhyrjet të kryhen në maj të këtij viti.