KQZ- Mbarevajtja e Procesit Zgjedhor 14 Maj 2023

Koordinatorja e Rrjetit POP – Perballja e Ofertave Politike dhe perfaqesuese e Gender Alliance for Development Center (GADC) Esmeralda Hoxha ishte pjesë e një takimi të rëndësishëm mes shoqërisë civile dhe KQZ-së, ku u diskutuan çështjet zgjedhore për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023. Ishte një mundësi e çmuar për të ndarë pikëpamjet dhe rekomandimet tona për të përmirësuar procesin zgjedhor.

Bashkëbisedimi ishte i frytshëm, ku KQZ dëgjoi me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet tona si përfaqësues të shoqërisë civile. Rekomandimet dhe monitorimi i shoqërisë civile luajnë një rol thelbësor në sigurimin e një procesi zgjedhor të drejtë dhe të ndershëm.

Ky takim tregoi se bashkëpunimi mes shoqërisë civile dhe institucioneve është i rëndësishëm për të forcuar demokracinë tonë. Faleminderit KQZ KQZ ShqiperiIlirjan Celibashi për këtë takim dhe për vëmendjen ndaj rekomandimeve të shoqërisë civile. Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar për të siguruar zgjedhje të lira, të ndershme dhe të besueshme në Shqipëri.#KontrataSociale#RrjetiPOP