Kukës – Forum Publik mes Qytetarëve dhe Kandidatëve për Deputetë – Zgjedhje Parlamentare 2021
Rrjeti i organizatave “Përballja e Ofertave Politike – POP”, në kuadër të Zgjedhjeve Parlamentare të 25 prillit 2021, po organizon Forume Publike në prani të qytetarëve, shoqërisë civile dhe të kandidatëve për deputetë të partive të ndryshme, në qarqet: Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Vlorë, Korçë e Fier.
Ne Kukës ky forum organizohen nga Qendra per Progres Rinor.
Qëllimi i debatit është diskutimi i Kontratës Sociale, një dokument me prioritetet e përzgjedhura nga komunitetit i Kukesit, përmes një procesi konsultimesh, gjithashtu edhe të dëgjojmë ofertat politike të subjekteve politike në raport me këto prioritete, bazuar në shtyllat kryesore: Shëndetësia; Zhvillimi Ekonomik; Infrastruktura Publike; Pjesmarrja Qytetare dhe Transparenca.
Proceset zgjedhore janë mundësi e shkëlqyer për të rritur debatin publik mes kandidatëve për deputetë por edhe mes qytetarëve, kjo për të rritur orientimin e programeve politike drejt nevojave të tyre.
Në këtë forum ne kemi ftuar për pjesëmarrje kandidatët për deputetë të subjekteve të ndryshme politike në vend që të jenë pjesë e panelit të diskutimit për të paraqitur programin dhe planet e e tyre për katër vitet e ardhshme.
Ftojmë organizatat e shoqerise civile, median, qytetaret dhe cdo institucion te interesuar te behet pjese e kesaj perballje. Per arsye te protokolleve anti-covid, Forumi do te organizohet ne format hibrid me pak pjesemarrje prane Radio Kukesi ne transmetim direkt, por duke i ofruar mundesine qytetareve qe te na bashkohen nepermjet platformes ZOOM https://us04web.zoom.us/j/71605861635…
ose edhe nepermjet lidhjes direkte ne Faqen Zyrtare te POP https://www.facebook.com/POPNetworkAlbania ku do te keni mundesine qe te dergoni pyetjet apo komentet tuaja.
Ju mirepresim!
Rrjeti POP – Perballja e Ofertave Politike