Kundër GRABITQARËVE të fëmijërisë së vajzave tuaja!

Rrjeti i Organizatave POP ishte në bashkinë Kamëz për të  ngritur zërin kundër Kulturës së Mosreagimit dhe Dhunës Seksuale ndaj grave dhe vajzave. Për shkak të masave të marra nga Qeveria Shqiptare në lidhje me pandeminë COVID-19, protesta u zhvillua “online”. Qytetarë të kësaj bashkie i’u bashkuan nismës duke shpërndarë mesazhe sensibilizuese për gratë, vajzat dhe për komunitetin. Në mbështetje të Kamzës u bashkuan të gjitha organizatat e rrjetit POP në Tiranë, Durrës, Kukës, Pukë, Fier, Pogradec, Shkodër dhe Vlorë me mesazhe sensibilizuese për komunitetet e këtyre bashkive. Protesta vijon! Bëj edhe ti një foto sensibilizuese, shto #Kamez dhe postoje në:

https://www.facebook.com/events/1500505446788860/

Raporto tel: 129 / 112 / 116 117

Kundër GRABITQARËVE të fëmijërisë së vajzave tuaja!
Kundër kulturës së MOS REAGIMIT të qytetarëve!
Kundër FAJËSIMIT të vajzave e grave!

Rrjeti i Organizatave POP ishte në bashkinë Kamëz për të ngritur zërin kundër Kulturës së Mosreagimit dhe Dhunës…

Posted by POP – Perballja e Ofertave Politike on E premte, 12 qershor 2020