Monitorim i Dëgjesës Publike për Nj.A. Sukth dhe Katund i Ri, në kuadër të Kontratës Sociale

Më 17 tetor, Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile, Durrës mori pjesë në Dëgjesën Publike për Njësitë Administrative Sukth dhe Katund i Ri, ku u prezantuan programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës, si ai i Infrastrukturës Rrugore dhe Investimet Publike dhe i Arsimit Parashkollor dhe Parauniversitar.

Kjo dëgjesë u zhvillua në vazhdimësi të Kalendarit të Dëgjesave Publike, në kuadër të Përgatitjes dhe hartimit të Programit Buxhetor Afatmesëm 2024-2026 me pjesëmarrjen e banorëve të Njësive Adiministrative Sukth he Katund i Ri, përfaqësues të grupeve të interesit, të institucioneve arsimore, grupet këshillimore si edhe komisione të Këshillit Bashkiak.

Monitorimi i dëgjesave publike zhvillohet në kuadër të Kontratës Sociale dhe Raportit të katërt monitorues.

Falenderojmë për mbështetjen Olof Palmes Internationella Center, Embassy of Sweden in Tirana, National Endowment for Democracy