Monitorim i Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Vlorë: Venddepozitimi i Mbetjeve Urbane Sherishtë
18.12.2024 Qendra Rinore e Vlores monitoron mbledhjet e Keshillit Bashkiak.
Bashkia Vlorë në lidhje me vendepozitimin e mbetjeve urbane në Sherishtë sot ka sjellë projektvendimin, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, për pagesën e detyrimeve doganore dhe detyrimeve të tjera për makineritë e paisjet e vendepozitimit të vëna në dispozicion nga Ministria e Financave.
Ky prioritet i Kontrates Sociale 2023-2027 hap procesin e ndryshimeve të formês ligjore për funksionalitetin e landfillit dhe hapjen e tij e ofrimin e shërbimeve të mbledhjes dhe administrimit të mbeturinave.
