Monitorimi i Kontratës Sociale Korçë: Realizohet asfaltimi i disa rrugëve në Bulgarec
5.9.2024 Sapo ka përfunduar asfaltimi i segmenteve të rrugëve “Xhamia e Vjetër”, “Thimi Mitko” dhe “Avxhia” në fshatin Bulgarec. Ky investim për komunitetin është një nga prioritetet e Kontratës Sociale 2023-2027, të firmosur nga kryetari i Bashkisë Korçë dhe Shoqata “Gruaja në Zhvillim” Korçë pjesë e rrjetit POP – Perballja e Ofertave Politike.
GZHK vazhdon monitorimin e zbatimit të kësaj kontrate, duke siguruar që premtimet për një jetë më të mirë për banorët të bëhen realitet.