Nenshkrimi i Kontrates Sociale me kryetarin e bashkise Tirane z. Erion Veliaj
Në një takim në zyrën e kryetarit të rizgjedhur të Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj, në datën 19 dhjetor 2023, u nënshkrua Kontrata Sociale POP për Tiranën për periudhën 2023-2027.
Ky hap shënon një moment të rëndësishëm për qytetin e Tiranës dhe për të gjithë qytetarët e saj, pasi kryetari Veliaj dha edhe nje here një shenjë të qartë të përkushtimit të tij për të përmbushur nevojat dhe prioritetet e komunitetit. Kontrata Sociale POP për Tiranën është një dokument i rëndësishëm që përfshin vizionin dhe synimet për të ardhmen, duke u bazuar në kërkesat dhe prioritetet e qytetarëve të Tiranës. Kur kemi me shume se 85% te prioriteteve te adresuara per Kontraten Sociale 20219-2023 e cila ishte nen vemendjen direkte te kryetarit, jemi besim plote qe edhe ky cikel i dyte me kontraten e re, do te sjelle nje angazhim te plote dhe perkushtimin e te gjithe institucionit per adresimin e prioriteteve te dala gjate fushates zgjedhore te 2023.
Nënshkrimi i kësaj kontrate është rezultat i një procesi të gjatë bashkëpunimi dhe dialogu me komunitetin, duke siguruar që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të reflektohet në politikat dhe programet e zhvillimit të bashkisë.
Ky hap shënon një angazhim të përbashkët të Bashkisë së Tiranës dhe të qytetarëve për të ndërtuar një qytet më të mirë dhe më të përparuar për të gjithë. Nënshkrimi i Kontratës Sociale POP për Tiranën është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe më të qëndrueshme për të gjithë banorët e kryeqytetit.