Nenshkrimi i Kontrates Sociale Vlore me kryetarin z. Ermal Dredha
Në një takim të veçantë për të festuar Ditën e Rinisë, e cila u mbajt më 8 dhjetor prane ambjenteve te bashkise Vlore, kryetari i Bashkisë Z. Ermal Dredha, bëri një hap të rëndësishëm duke nënshkruar Kontratën Sociale POP për bashkinë Vlorë.
Ky hap paraqet një angazhim të thellë të Bashkisë së Vlorës për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të bërë ata pjesë të procesit të zhvillimit lokal. Kryetari Dredha, pasi ishte zotuar per kete nenshkrim ne forumin publik gjatë fushatës zgjedhore, firmosi Kontratën Sociale POP ne kete dite te vecante. Ai shprehu premtimin se të mbante zotimin e bërë dhe do të punoje aktivisht për të realizuar objektivat dhe prioritetet e kontratës për katër vitet në vijim.
Kontrata Sociale POP për bashkinë Vlorë është një dokument i rëndësishëm që përfshin nevojat dhe prioritetet e qytetarëve të Vlorës, duke siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të reflektohet në politikat dhe planifikimet e zhvillimit të bashkisë. Nënshkrimi i kësaj kontrate në një ditë të rëndësishme për rininë e qytetit bën që ky angazhim të ketë një rëndësi simbolike dhe historike të veçantë për të gjithë komunitetin.