Nga ideja në vendim – Si funksionon konsultimi publik
Konsultimi publik është procesi përmes të cilit qytetarët kanë mundësi të shprehin mendimin e tyre për projektligje, vendime apo politika që i prekin drejtpërdrejt. Institucionet kanë detyrimin ligjor të publikojnë nismat në faqet e tyre zyrtare dhe të lejojnë komentet për një periudhë të caktuar kohore. Çdo qytetar, organizatë apo grup interesi mund të marrë pjesë duke dërguar komente, sugjerime apo vërejtje. Ky proces ndihmon që vendimmarrja të jetë më transparente dhe politikat të reflektojnë nevojat reale të shoqërisë.
???? Kuiz reflektues:
- Sa ditë duhet të qëndrojë një projekt vendim në konsultim publik?
- Cili është institucioni përgjegjës për zbatimin e ligjit për konsultimin publik?
- A mund të marrë pjesë çdo qytetar në një proces konsultimi publik?
